Sallah Sherifi tregon se si e mposhti Llapin

Gjilani ka shënuar fitore me rezultat 2-0, ndaj Llapit, në kaudër të xhiros së 11-të në Superligë.

Këtë ndeshje e ka drejtuar Sallah Sherifi, i cili po e zëvendëson trajnerin Gentian Mezani në ndeshjet e fundit.

Pas ndeshjes, Sherifi ka treguar se si e ka mposhtur Llapin e Tahir Batatinës.

“Përkundër që kishim mungesa të shumta, sidomos në repartin defansiv treguam një ndeshje mjaft të mirë me shumë karakter dhe me raste të shumta shënimi. Me këtë angazhim dhe disiplinë të shfaqur nga futbollistët tanë besojmë që do të vazhdojmë të tregojmë ndeshje të mira edhe në xhirot në vijim dhe të luftojmë për kreun e tabelës”, deklaroi fillimisht Sherifi për “Art Sport”.

Sherifi ka treguar se kur do të kthehet Mezani për ta drejtuar skuadrën e Gjilanit.

“Kryetrajneri Gentjan Mezani do të rikthehet gjatë ndeshjeve në vijim. Unë jam për t’i ndihmuar këtu klubit, por sigurisht që Mezani do të rikthehet shumë shpejtë dhe do ta marrë drejtimin e skuadrës“, ka treguar Sherifi.

Pas kësaj fitoreje Gjilani pozicionohet në vendin e tretë me 20 pikë.

Në xhiron e ardhshme luan ndaj Ballkanit në Suharekë.

Gjilani triumfon ndaj Llapit