Llapi mposht Gjilanin

Llapi ka shënuar fitore me rezultat 0-2, ndaj Gjilanit, ndeshje e vlefshme për xhiron e 29-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Edon Sadriu shënoi për 0-1, në minutën e 22’.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-1.

Për 0-2, shënoi përsëri Edon Sadriu në minutën e 52’.

Llapi mbeti me një lojtar më pak në minutën e 64’  pasi Benjamin Emini u ndëshkua me karton të kuq.

Pas kësaj fitoreje Llapi ngjitet në vendin e pestë me 36 pikë.

Kurse, Gjilani në vendin e katërt me 43 pikë.