Munishi: Jam shumë i nervozuar me disa individë në skuadër, por fitorja i mbulon të gjitha

Gjilani ka shënuar fitore dramatike ndaj Llapit me rezultat 2-1.

Trajneri i kësaj skuadre, Ismet Munishi pas ndeshjes ka deklaruar se është i nervozuar me disa prej lojtarëve të tij.

“Në pjesën e parë luajtëm sikurse të ishte Liga e Katërt, derisa në pjesën e dytë sikurse të ishte Premierliga. Jam shumë i nervozuar me disa individë në skuadër, por fitorja i mbulon të gjitha”, ka deklaruar Munishi.

Ai ka shtuar se asnjëherë nuk ka qenë më i nervozuar se në pjesën e parë të ndeshjes së sotme.

“Asnjëherë në jetën time nuk kam qenë më i nervozuar dhe nevrikosur më shumë se në pjesën e parë, gjatë gjithë karrierës sime që kur luaj futboll. 6 ditë duhet t’i zhvillojmë 3 ndeshje, nuk e di se çfarë orari është ky. Duhet të vendosim se cilët lojtarë do të luajnë. Na është dashtë kohë më tepër, ne nuk kemi mundësi që t’i luajmë kaq shumë ndeshje për në orar kaq të shkurtër. Duhet të shohim se cilët lojtarët janë më të freskët për të startuar ndaj Malishevës”.

Pas kësaj fitoreje Gjilani është ngjitur në pozitën e tretë me 12 pikë.

Në xhiron e ardhshme luan ndaj Malishevës.

 

Batatina: Gjilanin e mposhtëm, por jo edhe gjashtë gjyqtarët