Batatina: Gjilanin e mposhtëm, por jo edhe gjashtë gjyqtarët

Llapi u mposht nga Gjilani me rezultat 2-1, ndeshje e cila u mbyll me polemika të shumta nga ana e mysafirëve.

Pas ndeshjes, trajneri Tahir Batatina e ka akuzuar gjyqtarin e ndeshjes  duke thënë se ai ia humbi lojën skuadrës së tij.

“Gjilani nuk e fitoi ndeshjes e as lojtarët e tij. Lojën e fitoi gjyqtari Mentor Ajeti me ekipin e vet. I pamë faullet për 1 minutë vetëm për t’u shënuar goli. Gjithçka u bë që kundërshtari të afrohet te porta. Nuk mund të luftojmë kundër gjashtë arbitrave. Mentori nuk do të referoj te Llapi. Ne do të marrim masa tjera. Janë bërë shumë ndeshje që po na penalizojnë ekipin tim. Çdo tendencë ka qenë kundër Llapit. Gjithçka ka bërë presion . Çdo ndërhyrje ka bërë presion. Me këso niveli të referimit, futbollit të Kosovës i bën dëm të madh. Referat me të mirë rrinë në VAR e këta që nuk i kanë asnjë ndeshje në këmbë qëndrojnë në fushë. Gjilanin e mposhtëm me gjithçka por jo edhe arbitrin”, ka thënë Batatina.

Pas kësaj humbje Llapi mbetet në vendin e fundit me vëtëm tri pikë, me katër humbje e tri barazime.