Foto: Shpend Ahmeti

Llapi fiton me rezultat të thellë ndaj Trepçës ’89

Llapi ka shënuar fitore me rezultat të thellë 5-0, ndeshje e vlefshme për xhiron e 12-të në Superligën e Kosovës.

Edon Sadriu shënoi për 1-0, në minutën e 19’.

Epërsinë e dyfishoi Muhamed Hyseni në minutën e 43’.

Për 3-0, shënoi përsëri Edon Sadriu në fundin e pjesës së parë.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 3-0.

Për 4-0, shënoi Elvis Prençi në minutën e 64’.

Adonis Aliu e mbylli serinë e golave duke shënuar me kokë në minutën e 88’ për 5-0.

Pas kësaj fitoreje Llapi, pozicionohet në vendin e nëntë me tetë pikë.

Kurse, Trepça ’89, në vendin e gjashtë me 14 pikë.