KFF Mitrovicës i refuzohen vizat për ndeshjen në Ligën e Kampionëve

Klubi i futbollit të vajzave, Mitrovica, nuk mund të luajë në rundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Mitrovica ka njoftuar përmes një postimi në Facebbok, se ndeshja ndaj St.Polten nuk do të zhvillohet për shkak se Ambasada e Austrisë në Shkup, ka refuzuar vizat e kampionëve të Kosovës.

KFF Mitrovica thotë se refuzimi i vizave u bë me qëllim nga Ambasada e Austrisë në Shkup, që t’i krijojë favor ekipit austriak.

“Ambasada e Austrisë, në Shkup, me qëllim që t’i krijojë favor ekipit austriak ” SKN St.Polten”, sot na i ka refuzuar vizat për lojtaret e ekipit tonë “Mitrovica”, edhe pse termini ishte i caktuar dhe dokumentacioni ishte në rregull. Ndeshja ka qenë e planifikuar për datën 4 Nëntor. Ndeshja është kualifikuese për Ligen e Kampioneve, ndërsa Ambasada Austriake “kërkon” ftesë të klubit nga Austria”, thuhet në reagimin e klubit të Mitrovicës.

Më 22 tetor vashat mitrovicase e kishin mësuar kundërshtarin në Ligën e Kampionëve, që ishte skuadra austriake St.Polten.

Më poshtë mund ta lexoni reagimin e plotë të KFF Mitrovicës:

 

Mitrovica takohet me St. Poltenin në rundin e parë të Ligës së Kampionëve