Vajzat e Mitrovicës e fitojnë derbin e Ligës së Parë

KFF Mitrovica e ka fituar derbin e xhiros së parë në Ligën e Parë të vajzat, duke fituar si mysafir ndaj klubit prizrenas FC A&N, me rezultat 1-3.

Fitore të thellë në këtë xhiro ka shënuar Jakova me rezultat 10-2 ndaj Intelektualeve.

Bazeli 2015 po ashtu ka fituar me rezultat të thellë si mysafir ndaj Lirisë 1-7.

Më poshtë mund t’i shihni rezultatet e xhiros së parë:

Llapi – Vizioi 2:2
Kosova (P) – Kijeva 5:1
Liria – Bazeli 2015 1:7
Jakova – Intelektualet 10:2
A&N – Mitrovica 1-3