Flet trajnerja e Mitrovicës pas triumfit në Kupën e Kosovës

KFF Mitrovica ka triumfuar me lehtësi në finalen e Kupës së Kosovës duke e mposhtur me rezultat të thellë 6-0, KFF Kosova VR.

Trajnerja e Mitrovicës, Suada Jashari, ka folur pas ndeshjes duke thënë se mungesa e konkurrencës në futbollin kosovar te vajzat po i penalizon në garat europiane.

“Për finale nuk besoj që duhet shumë motivim. Vetë fakti që jemi në finale është motivim. Ne gjithmonë shkojmë për fitore dhe e shpërblejmë punën që e kemi bërë. Patjetër që konkurrenca më e fortë dhe liga më e fortë na avancon edhe neve, edhe të gjithë. E bën ngritjen e ligës, dhe për neve do të ishte mirë që të kishim konkurrencë. Do të ishim edhe më të përgatitura për garat Evropiane. Fakti që nuk kemi konkurrencë na penalizon në Evropë. Dihet që për Evropë konsiderohemi ekip i ri. Çdo vit bëjmë përgatitje të luajmë sa më mirë ta kalojmë ndonjë raund dhe të shkojmë sa më lartë”, theksoi Jashari.

Kujtojmë se Mitrovica është e vetmja skuadër nga vajzat që është licencuar për garat europiane.

 

Mitrovica e fiton Kupën e Kosovës (kallxo.com)