Mitrovica eliminohet nga Liga e Kampionëve

KFF Mitrovica është mposhtur me rezultat 2-0, nga skuadra e njohur austriake St.Polten, në kuadër të rundit të parë kualifikues në Ligën e Kampionëve.

Skuadra kosovare në këtë ndeshje kishte mungesa të mëdha, pasi Ambasada e Austrisë në Shkup, ia kishte refuzuar vizat disa futbollisteve.

Jennfier Klein i kaloi vendaset në epërsi në minutën e 26’.

Për 2-0, shënoi Jasmin Eder nga penalltia në minutën e 61’.

KFF Mitrovica në këtë ndeshje pati vetëm pesë futbolliste në bankën rezervë.