Vashat e Mitrovicës ia shënojnë 19 gola Intelektualëve

Klubi i Futbollit të vajzave KFF Mitrovia ka shënuar fitore të lehtë ndaj skuadrës së KFF Intelektualët me rezultat 19-0, ndeshje e vlefshme për xhiron e tretë në Ligën e Parë.

Qendersulmuesja Kaltrina Biqkaj i ka shënuar gjashtë gola në këtë ndeshje.

Formë të mirë ka treguar edhe kapitenja e Kosovës Edona Kryeziu duke i shënuar pesë gola.

Musaj i ka shënuar katër gola, kurse Donjeta Halilaj, Ermullahu dhe Zeka nga një gol.

Pas tri ndeshjeve Mitrovica i ka tri fitore nga tri ndeshje.

Ndeshjen e parë  kishte fituar me rezultat 12-0, kurse, ndeshjen e dytë me rezultat 0-8.

Nga tri xhiro mitrovicaset i kanë shënuar 39 gola dhe nuk kanë pranuar asnjë.