Mitrovica takohet me St. Poltenin në rundin e parë të Ligës së Kampionëve

Klubi i futbollit i femrave, Mitrova, ka mësuar emrin e kundërshtarit për rundin e parë kualifikues në Ligën e Kampionëve.

Gjatë ditës së sotme në mesditë është tërhequr shorti në Nyon të Zvicrës.

Kampionet e Superligës do të takohen me skuadrën austriake St. Polten në rundin e parë kualifikues në Ligën e Kampionëve.

Mitrovica takimin ndaj austriakeve do ta luajë në Austri më 3 ose 4 nëntor.

Rundi i parë kualifikues luhet me vetëm një ndeshje.

Kujtojmë se vitin e kaluar KFF Mitrovica arriti sukses historik nga skuadrat kosovare, duke e kaluar fazën e grupeve. Në 1/16 e finales në Ligën e Kampionëve u eliminuan nga gjiganti europian Wolfsburg.