Gjilani lider i ri i Superligës pas fitores ndaj Vushtrrisë (FOTO)

Gjilani ka shënuar një fitore të rëndësishme ndaj Vushtrrisë, me rezultat 3-1, në stadiumin “Ferki Aliu”, ndeshje e vlefshme për xhiron e 14-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Mysafirët kaluan në epërsi në minutën e 18’ me Razak Keitan, pas asistimit të Gerhard Prognit.

Armend Halili e dyfishoi epërsinë e Gjilanit në minutën e 44’.

Për 3-0, u përkujdes Gerhard Progni në minutën e 78’.

Vushtrria e ngushtoi epërsinë në minutën e 102’ me Bekim Shalan për rezultatin përfundimtar 1-2\3.

Pas kësaj fitoreje Gjilani pozicionohet në vendin e parë me 30 pikë, aq sa ka Ballkani në vendin e dytë.

Kurse, Vushtrria në vendin e 11 me nëntë pikë.