Gjilani – Drita përfundon pa fitues

Derbi i Gjilanit, mes Gjilanit dhe Dritës, ka përfunduar me rezultat 1-1, ndeshje e vlefshme për xhiron e 33-të në Superligën e Kosovës.

Gjilani kaloi në epërsi në minutën e 20’ me golin e Fiton Hajdarit i cili shënoi me kokë.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0, për skuadrën e drejtuar nga Ismet Munishi.

Drita e barazoi rezultatin me sulmuesin Esosa Priestley Irogue në minutën e 59’ pas një topi të kthyer nga portieri Enea Koliçi.

Pas këtij barazimi Drita mbetet në vendin e dytë me 69 pikë.

Kurse, Gjilani mbetet në vendin e katërt me 48 pikë.

Në xhiron e ardhshme Drita e pret në shtëpi Ballkanin.

Kurse, Gjilani udhëton drejt Mitrovicës për t’u përballuar me Trepçën ’89.