Futbolli në Kosovë nis me ndeshjet e Kupës së Kosovës

Ministria e Shëndetësisë të hënën ka dhënë dritën e gjelbër për rifillimin e futbollit në Kosovë.

Federata e Futbollit e Kosovës, bëri të ditur të hënën në mbrëmje se Superliga e Kosovës do të rifillojë më 7 qershor dhe do të mbaroj me 27 korrik.

FFK-ja, sot ka dalë me njoftim se kur do të luhen ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.

Futbolli në Kosovë do të nis me ndeshjet e Kupës së Kosovës me 2 dhe 3 qershor.

Ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës janë Prishtina – Drenica që luhet më 2 qershor dhe Ballkani – Feronikeli më 3 qershor.

Ndeshjet e kthimit do të luhen me 17 qershor.