Dy futbollistë largohen nga Llapi

Brenda 24 orëve skuadra e Llapit ka njoftuar për largimin e dy futbollistëve.

Gjatë ditës së djeshme Llapi ka njoftuar për largimin e sulmuesit Sava Gardesevicit.

Gardasevic u largua nga Llapi me marrëveshje të dyanshme.

Gjatë ditës së sotme, Llapi ka njoftuar edhe për largimin e mesfushorit Alban Ramadani.

Skuadra e drejtuar nga Tahir Batatina prite t’i largojë lojtarët e tepërt për t’i bërë vend transferimeve të reja, pasi kjo skuadër do të luajë në kualifikimet e UEFA Conference League.