Prishtina, Llapi dhe Drita mësojnë kundërshtarët për garat evropiane

Kampioni i Kosovës në futboll Prishtina, nënkampioni Drita dhe fituesi i Kupës së Kosovës, Llapi, kanë mësuar kundërshtarët e tyre përkatës për garat evropiane.

Pasi është hedhur shorti i raundit të parë të Champions League, fituesi i turnirit preliminar në Shqipëri, ku bën pjesë edhe Prishtina, do të ndeshet me kampionët hungarez, Ferencvarosi Budapest.

Në raundin e parë zhvillohen dy ndeshje, vajte-ardhje dhe zhvillohen më 6/7 korrik e para dhe 13/14 korrik e dyta. Ferencvarosh është vendase në ndeshjen e parë.

Ndërsa nënkampioni i Kosovës, Drita, në randin e parë të kompeticionit më të ri ‘Uefa Conferenc League’, do të ndeshet me Deçiç nga Mali i Zi.

Ndeshjet do të zhvillohen me sistemin vajtje-ardhje, me datë 8 dhe 15 korrik.

Kurse fituesi i Kupës së Kosovës, Llapi, do të luajë kundër FC Shkupit, po ashtu në Uefa Conferenc League.