Llapi prezanton transferin e tretë brenda ditës

Skuadra e Llapit është duke u treguar mjaftë aktive në merkaton e verës për ta përforcuar skuadrën për garat europiane.

Llapi gjatë ditës së sotme ka zyrtarizuar tri transferime.

Fillimisht ka prezantuar sulmuesin anësor Adem Maliqin i cili ka nënshkruar kontratë një vjeçare.

Transferi i dytë ishte qendërmbrojtësi Dardan Jashari nga skuadra e Ferizajit, i cili ka nënshkruar kontratë një vjeçare.

Skuadra e cila e fitoi Kupën e Kosovës, ka prezantuar edhe transferin e tretë brenda kësaj dite.

Mbrojtësi i majtë, Dion Miftari iu ka bashkuar skuadrës së Llapit i cili vie nga skuadra sllovene NK Brezhice.