Drita dhe Llapi kërkojnë kualifikimin në rundin e dytë në Ligën e Konferencës

Drita dhe Llapi sonte do t’i luajnë ndeshjet kthyese në kuadër të rundit të parë në Ligën e Konferencës.

Llapi do të përballet me Shkupin nga ora 20:00, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Skuadrës së udhëhequr nga Tahir Batatina, do të ketë punë të vështirë për ta kërkuar kualifikimin, pasi i duhet një fitore 3-0, ose 2-0, për të shkuar në vazhdime.

Ndeshjen e parë Llapi kishte pësuar humbje me rezultat 2-0, nga Shkupi.

Kurse, Drita do të jetë mysafire e FC Deçiqit nga Tuzi i Malit të Zi.

Gjilanasit ndeshjen e parë e kishin mposhtur Deçiqin me rezultat 2-1.

Deçiq – Drita luhet nga ora 20:45 në Tuz.

Nëse e kalon Drita këtë rund, në rundin tjetër do të takohet me skuadrën e Feyoonrdit.