Drenica e fiton derbin lokal ndaj Feronikelit

Drenica e ka fituar derbin lokal ndaj Feronikelit, me rezultat 1-0, ndeshje e vlefshme për xhiron e 12-të në Superligën e Kosovës.

Fundi ishte dramatik në këtë ndeshje, pasi Argjend Malaj shënoi autogol në minutën e 90’, për ta kaluar Drenicën në epërsi me rezultat 1-0.

Pas kësaj fitoreje Drenica ngjitet në vendin e katërt me 18 pikë, duke hyrë në një seri të suksesshme me tri fitore dhe një barazim në katër ndeshjet e fundit.

Feronikeli pas kësaj humbje mbetet në vendin e shtatë me 12 pikë.