Foto: Facebook/LDK

Sokol Haliti edhe një mandat në krye të LDK-së në Viti

Delegatët e kuvendit zgjedhor të degës së LDK-së në Viti e kanë rizgjedhur sot edhe për një mandat për kryetar të degës Sokol Halitin.

Sipas njoftimit të LDK-së, gjatë procesit ka pasur interesim të madh të qytetarëve dhe anëtarësisë.

Lidhja Demokratike e Kosovës është duke i zgjedhur kryetarët dhe kryesitë në degët e saj në kuadër të procesit zgjedhor brenda partisë.