Zyrtare: Zgjedhet Kryeshefi i Telekomit

Bedri Istrefi është zgjedhur kryeshef ekzekutiv i Telekomit të Kosovës.

Istrefi deri sot ishte duke mbajtur pozitën e Kryeshefit ekzekutiv si udhtrues detyre.

Lajmin për KALLXO.com, e ka konfirmuar Kryesuesja e Bordit të Telekomit, Besa Shatri.

Në një bisedë telefonike për KALLXO.com, Shatri ka konfirmuar zgjedhjen e Bedri Istrefit në krye të Telekomit.

“Kanë qenë intervistat paradite, komisioni i ka intervistuar kandidatët të cilët kanë qenë prezent, janë kryer intervistat është mbajtë mbledhja e bordit, është emëruar Bedri Istrefi, jemi në afat të  ankesave edhe tetë ditë nuk bëhet zyrtarisht”, tha Shatri.