Qeveria-Haradinaj- KALLXO

Zyra e Haradinajt hap konkurs për 92 vende pune

Zyra e Kryeministrit ka shpallur konkurs për 92 persona për pozitën ekspert i jashtëm.

Sipas konkursit, ekspertët kërkohen për në fushën e Edukimit, Gjuhën Angleze, Gjuhë Serbe, Gjuhë Turke, Gjuhë Boshnjake, Matematikë, Biologji, Kimi, Fizikë, Histori, Gjeografi, Teknologji e Informimit dhe Komunikimit, Ekonomi, Muzikë dhe Art, varësisht nga fushat.

Ky njoftim është publikuar në faqën zyrtare të Zyrës së Kryeministrit. 

Më poshtë gjeni detyrat dhe përgjegjësitë e të angazhuarit për MSHV, kualifikimet përvoja e punës dhe aftësitë.

Detyrat dhe përgjegjësitë e të angazhuarit për MSHV:

  1. Harton materialet e testeve për lëndët përkatëse;
  2. Bën konsultimin e plan-programeve;
  3. Përzgjedh përmbajtjet programore, të cilat ai/ajo i konsideron se duhet vlerësuar;
  4. Materialet e testeve i përgatit bazuar në plan-program;
  5. Konsulton tekstet shkollore;
  6. Dërgon materialet e testeve në formë elektronike dhe në letër të nënshkruar;
  7. Koordinon dhe ndihmon punën e tij/saj me grupin përkatës të ekspertëve të jashtëm;
  8. Detyrat dhe obligimet i dorëzon me afat kohor të zyrja e KNKRS;
  9. Secili material rishikohet dhe miratohet nga ekipi i lëndës përkatëse;
  10. Mban përgjegjesi për saktësinë e materialeve të dërguara;
  11. Jep përgjegjesi për çfarëdo lëshimi nga ajo që është caktuar me marrveshje;
  12. Ofron informata për stafin brenda Zyrës së Koordinatorit Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport për ekzekutimin e detyrave dhe përgjegjësive të tyre;
  13. Harton raporte me shkrim për Koordinatorin Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport.
  14. Kryen detyra të tjera të cilat lidhen ngushtë me përgaditjen e materialeve.
  15. Mban konfidenciale punën dhe materialet e hartuara.

Kualifikimi, përvoja e punës dhe aftësitë:

  • Diplomë universitare
  • Të ketë së paku 5 vite përvojë pune në arsim;
  • Të jetë i lëmisë/fushës përkatëse për të cilat është i thirrur për hartimin e materialeve;
  • Të ketë përvojë në përpilimin e testeve në vlerësime të jashtme;
  • Të njohë mirë kurrikulën dhe të ketë aftësi për hartimin e materialeve sipas hierarkisë së niveleve të dijës;
  • Të njohë mirë përdorimin e kompjuterit;
  • Të jetë përson kredibil dhe konfident;
  • Të respektojë marrveshjen në përpikshmëri;

Si më sipër, KNKRS, bazuar në ligjet në fuqi, do të angazhojë Ekspertë të Jashtëm sipas fushave të poshtë shënuar:

Për Klasën I-II:

  1. 1 Ekspert/e i/e jashtëm në fushën e Edukimit (me përvojë punë në ciklin e lartë);

Për Klasën III-V:

  1. 1 Ekspertë të jashtëm (me përvojë pune në ciklin e fillor);
  2. 1 Ekspert/e i/e jashtëm në fushën e Edukimit (me përvojë pune në ciklin e lartë);
  3. 1 Ekspert/e i/e jashtëm në Gjuhën Angleze (me përvojë pune në ciklin fillor);

Për Klasën VI-IX, Gjuhë Shqipe:

  1. 3 Ekspertë të jashtëm (me përvojë pune në ciklin e mesëm të ulët);
  2. 2 Ekspertë të jashtëm (me përvojë pune në ciklin e lartë);

Për Klasën I-V &VI-IX, Gjuhë Serbe:

  1. 2 Ekspert i jashtëm (me përvojë pune në ciklin e fillor)
  2. 2 Ekspertë të jashtëm (me përvojë pune në ciklin e mesëm të ulët);

Për Klasën I-V& VI-IX, Gjuhë Turke:

  1. 2 Ekspertë të jashtëm (me përvojë pune në ciklin e fillor)
  2. 1 Ekspertë të jashtëm (me përvojë pune në ciklin e mesëm të ulët);

Për Klasën VI-IX, Gjuhë Boshnjake:

  1. 1 Ekspertë të jashtëm (me përvojë pune në ciklin e mesëm të ulët);

Për Klasën VI-IX, Matematikë:

  1. 2 Ekspertë të jashtëm (me përvojë pune në ciklin e lartë);

Për Klasën VI-IX, Gjuhë Angleze:

  1. 2 Ekspertë të jashtëm (me përvojë pune në ciklin e mesëm të ulët);

Për Klasën VI-IX, Biologji:

  1. 4 Ekspertë të jashtëm (me përvojë pune në ciklin e mesëm të ulët);
  2. 1 Ekspertë të jashtëm (me përvojë pune në ciklin e lartë);

Për Klasën VI-IX, Kimi:

  1. 2 Ekspertë të jashtëm (me përvojë pune në ciklin e mesëm të ulët);
  2. 1 Ekspertë të jashtëm (më përvojë pune në ciklin e lartë);

Për Klasën VI-IX, Fizikë:

  1. 3 Ekspertë të jashtëm (me përvojë pune në ciklin e mesëm të ulët);
  2. 2 Ekspertë të jashtëm (me përvojë pune në ciklin e lartë);

Për Klasën VI-IX, Histori:

  1. 3 Ekspertë të jashtëm (me përvojë pune në ciklin e mesëm të ulët);
  2. 2 Ekspertë të jashtëm (me përvojë pune në ciklin e lartë);

Për Klasën VI-IX, Gjeografi:

  1. 4 Ekspertë të jashtëm (me përvojë pune në ciklin e mesëm të ulët);
  2. 1 Ekspertë të jashtëm (me përvojë pune në ciklin e lartë);

Për Klasën X-XII, Gjuhë Shqipe:

  1. 1 Ekspert të jashtëm (me përvojë pune në ciklin e mesëm të lartë);
  2. 1 Ekspertë të jashtëm (me përvojë pune në ciklin e lartë);

Për Klasën X-XII, Gjuhë Serbe:

  1. 2 Ekspertë të jashtëm (me përvojë pune në ciklin e mesëm të lartë);

Për Klasën X-XII, Gjuhë Turke:

  1. 1 Ekspert të jashtëm (me përvojë pune në ciklin e mesëm të lartë);

Për Klasën X-XII, Gjuhë Boshnjake:

  1. 1 Ekspertë të jashtëm (me përvojë pune në ciklin e mesëm të lartë);

Për Klasën X-XII, Matematikë:

  1. 4 Ekspertë të jashtëm (me përvojë pune në ciklin e mesëm të lartë);
  2. 1 Ekspertë të jashtëm (me përvojë pune në ciklin e lartë);

Për Klasën X-XII, Gjuhë Angleze:

  1. 1 Ekspert të jashtëm (me përvojë pune në ciklin e lartë);

Për Klasën X-XII, Biologji:

  1. 1 Ekspertë të jashtëm (me përvojë pune në ciklin e mesëm të lartë);
  2. 1 Ekspertë të jashtëm (me përvojë pune në ciklin e lartë);

Për Klasën X-XII, Kimi:

  1. 2 Ekspertë të jashtëm (me përvojë pune në ciklin e mesëm të lartë);
  2. 1 Ekspertë të jashtëm (me përvojë pune në ciklin e lartë);

Për Klasën X-XII, Fizikë:

  1. 2 Ekspertë të jashtëm (me përvojë pune në ciklin e mesëm të lartë);
  2. 1 Ekspertë të jashtëm (me përvojë pune në ciklin e lartë);

Për Klasën X-XII, Edukatë Qytetare:

  1. 2 Ekspertë të jashtëm (me përvojë pune në ciklin e mesëm të lartë);
  2. 2 Ekspertë të jashtëm (me përvojë pune në ciklin e lartë);

Për Klasën X-XII, Sociologji:

  1. 1 Ekspertë të jashtëm (me përvojë pune në ciklin e mesëm të lartë);
  2. 1 Ekspertë të jashtëm (me përvojë pune në ciklin e lartë);

Për Klasën X-XII, Histori:

  1. 4 Ekspertë të jashtëm (me përvojë pune në ciklin e mesëm të lartë);
  2. 1 Ekspertë të jashtëm (me përvojë pune në ciklin e lartë);

Për Klasën X-XII, Gjeografi:

  1. 2 Ekspertë të jashtëm (me përvojë pune në ciklin e mesëm të lartë);
  2. 1 Ekspertë të jashtëm (me përvojë pune në ciklin e lartë);

Për Klasën X-XII, Teknologji e Informimit dhe Komunikimit:

  1. 1 Ekspertë të jashtëm (me përvojë pune në ciklin e mesëm të lartë);
  2. 1 Ekspertë të jashtëm (me përvojë pune në ciklin e lartë);

Për Klasën X-XII, Ekonomi:

  1. 3 Ekspertë të jashtëm (me përvojë pune në ciklin e mesëm të lartë);
  2. 1 Ekspertë të jashtëm (me përvojë pune në ciklin e lartë);

Për Klasën X-XII, Muzikë:

  1. 3 Ekspertë të jashtëm (me përvojë pune në ciklin e mesëm të lartë);
  2. 1 Ekspertë të jashtëm (me përvojë pune në ciklin e lartë);

Për Klasën X-XII, Art:

  1. 3 Ekspertë të jashtëm (me përvojë pune në ciklin e mesëm të lartë);
  2. 1 Ekspertë të jashtëm (me përvojë pune në ciklin e lartë);

Kohëve të fundit është raportuar për punësimet në institucione të militantëve të partive në pushtet si dhe të familjarëve të tyre.

Në mesin e tyre është punësimi i kunatës së kryeministrit Ramush Haradinaj, e cila është punësuar në Telekom.

Lidhur me këtë, Haradinaj në emisionin “Jeta në Kosovë” tha se nuk e di se si është punësuar ajo në këtë kompani publike.

Edhe djali i dytë i Muharrem Nitajt punësohet në ndërmarrje publike

Po ashtu, Qeveria Haradinaj është e njohur për numrin shumë të madh të zëvendësministrave – më shumë se 80.