Kryeministri Ramush Haradinaj dhe zëvendësministrja e re e Kulturës, Burbuqe Bakija-Deva - Foto: ZKM

Zv.Ministre e Kulturës Emërohet Nënkryetarja e Gruas së AAK-së

Kryeministri Ramush Haradinaj ka emëruar sot zëvendësministre në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) nënkryetaren e gruas të AAK-së, Burbuqe Bakija – Deva.

Burbuqe Bakija – Deva, me profesion arkitekte, është aktiviste e hershme e AAK-së, në Gjakovë, njofton Zyra e Kryeministrit përmes një komunikate.

Po ashtu, sot kryeministri Haradinaj ka emëruar edhe një zëvendësministër të Ministrisë së Bujqësisë.

Në këtë post është emëruar Isni Kilaj, i cili vjen nga radhët e PDK-së.

Lajmin për emërimin e ka bërë publik vetë Isni Kilaj në profilin e tij në “Facebook”.

“Sot pranova Vendimin për emërim në pozitën e Zv. Ministrit në MBPZHR. Falënderoj PDK-në dhe Kryetarin Kadri Veseli për besimin e dhënë. Do jem në shërbim të qytetarëve dhe të gjithë atyre që i përfaqësoj”, ka shkruar Kilaj.