Qeveria e Kosovës | Foto: Zyra e Kryeministrit

Emërohet Edhe një Zëvendësministër

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka emëruar Isni Kilajn nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) zëvendësministër në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë e Zhvillimit Rural.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Kilaj përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook”, duke falënderuar PDK-në dhe njëkohësisht duke u zotuar që do të jetë në shërbim të qytetarëve.

“Sot pranova Vendimin për emërim në pozitën e Zv. Ministrit në MBPZHR. Falënderoj PDK-në dhe Kryetarin Kadri Veseli për besimin e dhënë. Do jem në shërbim të qytetarëve dhe të gjithë atyre që i përfaqësoj”, shkruan Kilaj. /21Media