
Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Premtimet e AAK-së për kulturë, rini dhe sport
Të ftuarit në emisionin #Debat Pernime debatuan për kulturë, rini dhe sport. Përfaqësuesit e partive të cilët ishin pjesë e debatit, AAK, LDK, Partia e Re Demokratike (NDS) shpalosën programet e tyre qeverisëse për kulturë, rini e sport.
Edhe pse për këtë debat janë ftuar edhe përfaqësuesit e PDK-së, Nismës Socialdemokrate, LVV-së në këtë përballje të programeve politike në temat e trajtuara, ata e kanë refuzuar ftesën.
Përfaqësuesi i AAK-së në këtë debat ishte Burbuqe Bakija – Deva, e cila shpalosi programin qeverisës për kulturë, rini dhe sport për zgjedhjet e 14 shkurtit.
- Burbuqe Bakija – Deva (AAK)
– Duhet të jetë një menaxhim më i mirë i buxhetit të kulturës.
– Të merren projektet e propozuara deri më tani, në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës dhe shihen mundësitë ku të vendoset Pallati i Operës.
– Përmes komisioneve të caktuara ku do të jenë prezent edhe artistët dhe shoqëria civile dje të ketë mbikëqyrja e realizimit të këtyre projekteve.
– T’i përafrohemi buxhetit te vendeve në rajon dhe të ngritët në 2 milionë euro për kinematografi.
– Patjetër që do të bëhen publik, kjo varet edhe nga kontratat e bashkëpunimit. Ato që janë të financuar nga QKK do të bëhen të qasshëm.
– Kemi paraparë bashkëpunim Agjencinë për Mbrojtjen e Memorialeve.
– Kompleksi i Jasharëve, projekti ekziston, mirëpo mendojmë që fillimisht të hapet një tender ndërkombëtar dhe të bëhet një projekt zhvillimor për të gjithë Kompleksin.
– Të merren të gjitha projektet për sallën Pallatin e Operës, të bëhet analiza dhe do të jemi në bashkëpunim me komunitetit artistik në lidhje me lokacionin e saj.
– Në fokus do të jetë ndërtimi i Stadiumit Kombëtar, nuk kemi datë për fillimin e ndërtimin e saj.
– Marrëveshje e rregullt me ATK-në që të bëhet monitorimi i marrëveshjeve mes klubeve dhe bizneseve sa i përket Ligjit për sponsorizime.
– Përmes infrastrukturës ekzistuese me Teatrot e Qyteteve të bëhet një marrëveshje të kenë një pjesë të veçantë për fëmijë. Po ashtu të ketë edhe një shëtitje të këtyre teatrove.
Pjesë e debatit ishin: Burbuqe Bakija – Deva nga AAK, Fahredin Spahija dhe Avdi Pireva nga LDK dhe Anesa Çolakoviq nga NDS.
Cikli i DebatPernime i moderuar nga Jeta Xharra është mbajtur gjatë dhjetë ditëve të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë, të cilat do të mbahen të dielën, me 14 shkurt.
Debati është transmetuar çdo mbrëmje në orën 20:20 në RTV Dukagjini dhe drejtpërdrejt në Facebook të KALLXO.com.