Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Planet e AAK-së për teatrot

Burbuqe Bakija- Deva, kandidate për deputete nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka prezantuar planet e kësaj partie për teatrot në Kosovë.

Ajo, në #Debat Pernime, ka thënë se duhet të bëhet një rrjetëzim i teatrove në vend.

“Ne si Aleancë mendojmë që përmes infrastrukturës ekzistuese ta shfrytëzojmë fillimisht e në bashkëpunim me ta, meqenëse se këto teatro financohen nga Ministria e Kulturës, të kenë një pjesë të veçantë në politikat e veta programore të teatrove. Njëkohësisht në strategjinë tonë kemi menduar që duhet ekzistoj një rrjetëzim i këtyre teatrove me qëllim të shëtitjes së këtyre teatrove sepse interesimi i fëmijëve është shumë i madh, gjithashtu ne mendojmë që duhet të punohet edhe me institucionet arsimore, sepse ato luajnë një rol të madh në arsimin kulturor”, ka deklarua ajo.

Zotimet e partive politike për kulturën, rininë dhe sportin, të cilat garojnë për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit 2021, sonte në #DebatPernime.

Pjesë e debatit të sotëm janë: Burbuqe Bakija Deva nga AAK, Fahredin Spahija e Avdi Pireva nga LDK dhe Anesa Çolakoviq nga NDS.

Debati transmetohet në orën 20:20 në RTV Dukagjini dhe drejtpërdrejt në Facebook të KALLXO.com.

Cikli i DebatPernime i moderuar nga Jeta Xharra do të mbahet gjatë dhjetë ditëve të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë, të cilat do të mbahen të dielën, me 14 shkurt.

Përballë Jeta Xharrës do të jenë kandidatët për deputetë nga partitë dhe koalicionet kryesore që garojnë në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit.