Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Bakija- Deva e AAK-së: Duhet ta hapim një tender ndërkombëtarë për restaurimin e kullës së Jasharajve

Burbuqe Bakija- Deva, kandidate për deputete nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka thënë se për restaurimin e kullës së Jasharajve duhet në hapet një tender ndërkombëtarë.

Për këtë, Bakija-Deva, tha se duhet të mendohet jo vetëm tek kullat, por të gjithë kompleksin.

“Janë ndarë rreth 500 mijë euro për punimin në kullën e Jasharajave. Muzeu është vetëm një pjesë e kompleksit, atje janë diku 450 hektar, plani për restaurimin ekziston, por ne mendojë si Aleancë që të hapet një tender ndërkombëtarë e të bëhet plani apo projekti për zhvillimin hapësinor të gjithë kompleksit, ku përfshihen edhe varrezat edhe amfiteatri edhe parkingu edhe kullat e të gjitha”, tha ajo në Debat Pernime.

“Inspektorati për trashëgimi kulturore është funskional në kuadër të ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe është duke e kryer mirë punën, por ne mendojmë që caktimi i prioriteteve nuk ka qenë ashtu siç duhet. Duhet ta themi, që kompleksi i Jasharajve nuk duhet të mendohet vetëm për kullat, sepse është një kompleksë i tërë për të cilën duhet të bëhet një plan për menaxhim të tij”, deklaroi kandidatja për deputete nga AAK, Burbuqe Bakija-Deva.

Zotimet e partive politike për kulturën, rininë dhe sportin, të cilat garojnë për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit 2021, sonte në #DebatPernime.

Pjesë e debatit të sotëm janë: Burbuqe Bakija Deva nga AAK, Fahredin Spahija e Avdi Pireva nga LDK dhe Anesa Çolakoviq nga NDS.

Debati transmetohet në orën 20:20 në RTV Dukagjini dhe drejtpërdrejt në Facebook të KALLXO.com.

Cikli i DebatPernime i moderuar nga Jeta Xharra do të mbahet gjatë dhjetë ditëve të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë, të cilat do të mbahen të dielën, me 14 shkurt.

Përballë Jeta Xharrës do të jenë kandidatët për deputetë nga partitë dhe koalicionet kryesore që garojnë në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit.