Zoran Zaev i vjen n’konak Ramush Haradinajt

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në shtëpinë e tij një çift të pazakontë mysafirësh.

Haradinaj ka njoftuar se ka gostitur homologun e tij nga Maqedonia, Zoran Zaev i cili ka qenë i shoqëruar nga bashkëshortja e tij.

“Bashkë me Aniten, mirëpritëm në shtëpinë tonë mikun dhe homologun tim maqedon, Zoran Zaev, me bashkëshorten e tij, Zorica, me dëshirën që miqësia jonë të reflektojë në marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe popujve tanë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.