Zbrazet Llogaria Bankare e Ministrit Hyseni

Sipas deklarimit të pasurisë të bërë në Agjencinë Kundër Korrupsion, ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, ka një pasuri në vlerë mbi 530 mijë euro.

Pasuria e paluajtshme e përgjithshme e ministrit Hyseni sipas formularit të AKK-së kap vlerën 470 mijë euro. Pra, del se pasuria e patundshme e ministrit është e njëjtë me atë të deklaruar një vit më parë.

Sa i përket pasurisë së luajtshme në bazë të asaj që ka deklaruar ministri i Brendshëm ajo është tkurrur.

Në deklarimin e mëparshëm ministri kishte treguar se ka veturë në vlerë 45 mijë euro. Në deklarimin e sivjetshëm vlera e veturës ka rënë për 6 mijë euro.

Para të gatshme në institucione financiare Skender Hyseni ka deklaruar se ka 5,289 euro. Ndërsa, në deklarimin paraprak të pasurisë ministri kishte treguar se posedonte 56,374 euro.

Sa u përket të hyrave vjetore, i pari i MPB-së ka deklaruar se ka 1,173 euro pagë mujore dhe 5,880 euro janë të ardhurat vjetore të bashkëshortes.

Deklarimi i pasurisë së zyrtarëve të lartë publikë është obligim ligjor.