ARKIV: Arrestim i një të dyshuari nga Policia e Kosovës - Foto: KALLXO.com

Xhaxhai i të Dyshuarve Sulmon Fizikisht Policët

Policia e Prizrenit njofton se mbrëmë rreth orës 22:30 minuta, në parkingun e qendrës tregtare “A&N” zyrtarët policorë kanë një automjet me dritare të thyera dhe pranë derës një person të shtrirë në tokë.

Policia thotë se menjëherë është thirrur Emergjenca, e cila e ka marrë të lënduarin për ta transportuar në spital.

Pas një hetimi fillestar, Policia e stacionit “Veriu” ka arritur t’i identifikojë katër të dyshuar: dy me mbiemër Beqiraj dhe dy Gashi dhe t’i sjellë në stacion për procedura hetimore.

Më pas, sipas Policisë, te porta e  stacionit paraqitet edhe i dyshuari i pestë, xhaxhai i dy të dyshuarve të mëparshëm, i cili në shenjë zemërimi nuk i ka zbatuar urdhrat e personave zyrtarë dhe më pas i ka sulmuar fizikisht dy policë.

Njëri prej policëve të sulmuar po trajtohet në emergjencë për lëndime trupore.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, pesë të dyshuarit ndalen nën masën e arrestit për 48 orë.

Rasti po trajtohet si lëndim i rëndë trupor.