Pejë, sulmon policët që po i shqiptonin gjobë për kundërvajtje në trafik

Policia ka arrestuar një person nën dyshimin se ka penguar dhe sulmuar zyrtarët policorë, të cilët ishin në kryerje të detyrës – duke i shqiptuar një gjobë për kundërvajtje në trafik.

Zyrtarët gjatë ballafaqimit me të dyshuarin kanë pësuar lëndime të lehta dhe kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, në konsultim me prokurorin është dërguar në mbajtje.

Rasti ka ndodhur në Pejë dje rreth orës 17:30 dhe po trajtohet si sulm ndaj personit zyrtar & lëndim i lehtë trupor.