VV Sulmon me Ngjyrë Veturën e Ministrit Hyseni

Lëvizja Vetëvendosje ka sulmuar me ngjyrë veturën e ministrit të Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, në shenjë hakmarrjeje ndaj vendimeve të MPB-së për t’i deportuar dhe për t’ua ndaluar hyrjen në Kosovë të aktivistëve të VV-së nga Shqipëria.
Aktivistë të VV-së sulmuan me ngjyrë veturën zyrtare të ministrit Hyseni teksa ai ishte duke lëvizur në rrugët e kryeqytetit.

“Për këto arsye sot ne kemi gjuajtur me ngjyrë veturën e tij gjatë një aksioni simbolik nga aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje. Ndalimin e hyrjes në Kosovë për Dejona Mihalin, e më herët deportimet e aktivistëve Boiken Abazi, Arbër Zaimi, Dejona Mihali dhe Bashkim Rodoni, kjo qeveri po i bën në kohën kur strukturat kriminale të Serbisë enden të lirë nëpër Kosovë, madje me përcjellje të policisë”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes Vetëvendosje.


Ata përmes këtij njoftimi kanë kërkuar nga institucionet e vendit që të heqin urdhrin për ndalimin e aktivistëve të Shqipërisë për të hyrë në Kosovë.

Sipas tyre nëse institucionet nuk marrin ndonjë hap në këtë drejtim, aksionet e tilla do të vazhdojnë.

Lëvizja Vetëvendosje edhe më herët ka bërë aksione të tilla ndaj zyrtarëve qeveritarë, duke i sulmuar me ngjyrë e me vezë.

“Viktimë” e një aksioni të tillë ishin edhe i pari i Qeverisë, Isa Mustafa, ministrat si Memli Krasniqi e Hajredin Kuçi (tani zëvendëskryeministër).

http://kallxo.com/vetevendosje-i-jep-hajredin-kucit-hisen-e-vet-te-vezeve/

Aksioni i tyre i fundit me ngjyrë ishte ndaj kryesuesit të Komisionit për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi, Murat Mehës.

http://kallxo.com/vetevendosje-sulmon-veturen-e-murat-mehes/