Foto: Ilustrim

Vushtrri, i digjet stalla me gjithë bagëti

Si pasojë e zjarrit, një qytetari të Dumnicës së Mesme të Vushtrrisë i është djegur stalla, disa pajisje bujqësore dhe katër krerë bagëti.

Rasti është raportuar në Polici dje rreth orës 4:42.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe zjarrfikësit të cilët e kanë shuar zjarrin dhe punëtorët e KEDS-it.

Rasti është duke u hetuar.