Pamje nga Vushtrria

Vushtrri, arrestohet pasi ushtron dhunë psikike ndaj gruas

Një person është arrestuar nga Policia në Vushtrri, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj gruas së tij.

Ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 18:00.

Policia njofton se gjatë kontrollimit të shtëpisë së dyshuarit, është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me gas dhe pa fishek.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.