Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq - Foto: REL/EPA

Vuçiq: Në ShBA Kisha Takime Stresuese Lidhur me Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq deklaroi për RTS se në tri ditët e fundit në Shtetet e Bashkuara ka pasur një numër të “takimeve të vështira dhe stresuese” lidhur me Kosovën.

“Ne nuk negociojmë vetëm me shqiptarët, por edhe me ata të cilët e kanë krijuar një Kosovë të pavarur”, tha Vuçiq, duke shtuar se për takimet edhe “nuk mund të flas shumë.”

Ai ka thënë se kishte një seri takimesh maratonike, dhe në fund ai gjithashtu u takua me sekretarin e përgjithshëm të OKB Anton Guteress.

“Jam i kënaqur me punën dhe përpjekjet tona, por nuk jam i kënaqur me rezultatet. Unë isha duke shpresuar për një mirëkuptim më të madh, nuk jam i kënaqur me atë që kam arritur. Për një kohë të gjatë jemi duke folur për të ardhmen e Serbisë, të Kosovës… Po bëjmë përpjekje që të gjejmë një zgjidhje kompromisi, por pala shqiptare është duke bërë punën e saj, dhe komuniteti ndërkombëtar punën e vet. Unë nuk jam i kënaqur, sepse fuqitë perëndimore janë të vendosura fuqishëm për të ruajtur e respektuar pavarësinë e të Kosovës “, tha Vuçiq.

“Që ta përgatis platformën për qytetarët tanë më duhet që ta kam mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare për diçka. Por, Perëndimi nuk dëshiron në asnjë mënyrë që të bisedoj se kujt i takon Kosova“, ka thënë Vuçiq.

Ai ka shtuar se sot Serbia po e paguan çmimin e vendimeve të gabuara nga e kaluara dhe se mbi Serbinë do të bëhen shtytje të mëdha.

“S’ka asgjë fal asku, dhe do ta paguajmë edhe për një kohë të gjatë. Do të ketë presione nga të gjitha anët“, ka thënë ai.

Ai ka shtuar se ka shpresuar më shumë për një mirëkuptim më të madh ndaj Serbisë e serbëve në “Kosovë e Metohi“. “Do të bëjë çmos si president që t’ i mbrojmë interesat tona. Më duhet të dalë para popullit e t’ia ofrojë diçka popullit tonë“, ka thënë Vuçiq./21Media