Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq Foto nga transmetimi i OKB-së

Vuçiq në KS të OKB-së: Përndjekja ndaj serbëve në Kosovë është shtuar

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin se po i diskriminon serbët në Kosovë.

Vuçiq ka përmendur se më 19.04.2024 , kanë kaluar 11 vite që nga Marrëveshja e Bruskelit, “11 vjet të premtimeve të pambajtura dhe arsyetimeve, dhe paaftësisë së BE-së për t’i lëvizur gjërat”.

Ai ka pretendon se janë bërë 16 sulme të reja me motive etnike ndaj serbëve.

“Paralelisht me represionin brutal të Prishtinës në përndjekjen e serbëve është përforcuar nga seanca e kaluar, 16 sulme me motive etnike ndaj serbëve  janë bërë, ata përfshijë sulme të armatosura ndaj një serbi në Graçanicë, e dyta është shtirje me armë dhe intimidim të serbëve në veri të Kosovës, arrestime të pajustifikueshme, largim i targave në mënyrë të dhunshme me emra të vendeve në gjuhën serbe, në Zubin Potok kanë konfiskuar sasi të mëdha të barnave”- ka deklaruar Vuçiq.

Ai ka përmendur edhe çështjen e rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës, për të cilën ai tha se ia ka vështirësuar përditshmërinë serbëve dhe minoriteteve tjera në Kosovë.

Presidentja, Vjosa Osmani, po përfaqëson Kosovën sot më 22.04.2024 në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB). Seanca nisi në ora 16:00, sipas kohës lokale në Kosovë.