Vret prindërit e gruas, pastaj qëllon veten

Tre persona kanë vdekur mëngjesin e sotëm në zonën e Unazës së Re tek rruga “Kristaq Mone” në Tiranë.

Policia ka njoftuar se një person ka vrarë prindërit e gruas së tij, e më pas ai ka qëlluar edhe veten.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur sot rreth orës 7 të mëngjesit.

“Sot rreth orës 06:56, në Astir, në rrugën “Kristaq Mone” janë gjetur në banesë të vrarë me armë zjarri shtetasit B. M., 63 vjeç dhe Xh. M., 52 vjeçe”, njofton policia e shtetit.

Tutje në njoftim thuhet se poshtë ballkonit të banesës së shtetasve B. M., dhe Xh. M., është gjetur i dëmtuar dhëndëri i tyre, shtetasi M. L., i cili është transportuar për ndihmë mjekësore në spital ku dhe ka ndërruar jetë.

Policia e Shtetit ka njoftuar se po punon në sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.