Vrasja ne Ferizaj - KALLXO - 20.02.2019

17 vjeçari rrëfen motivin e vrasjes së 25 vjeçarit në Ferizaj

Dje në mesditë, në Ferizaj një 25 vjeçar u vra nga një i dyshuar 17 vjeçar. Policia disa orë më pas kishte arrestuar të dyshuarin, Sh.R. 17 vjeçar.

Në lidhje ne vrasjen Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar caktimin e paraburgimit prej 30 ditësh për të dyshuarin.

Sipas kërkesës së Prokurorisë të cilën e ka siguruar KALLXO.com thuhet se i njëjti ka pranuar se me revole e kishte qëlluar viktimën.

https://kallxo.com/vritet-nje-i-ri-ne-ferizaj/

 

Sipas deklaratës së të miturit të cilën e ka dhënë në hetuesi gjatë ditës së djeshme rreth orës 11:00 pak para vrasjes në rrugën e Gjilanit kishte shkuar për të takuar disa shokë dhe pas pesë minutave duke u kthyer në qytet më saktë te ‘Rrethi i Stacionit të Autobusëve’ kishte hyrë në një kafe ku më pas kishte parë që në të njëjtën kafe ishte viktima së bashku me një person tjetër.

Gjithmonë sipas kërkesës për paraburgim që ka siguruar KALLXO.com, i dyshuari në intervistën që ka dhënë ka thënë se viktima e kishte provokuar duke e shikuar në sy dhe duke e prek brezin.

17 vjecari sipas Prokurorisë, është ngritur nga kafeneja dhe ka shkuar në drejtim të viktimës dhe kur ishte afruar ka nxjerrë armën nga brezi dhe me zë të lartë i është drejtuar viktimës: “Kthehu mbrapa” duke dashur që ta frikësoj.

Gjithmonë sipas Prokurorisë, i dyshuari kishte humbur kontrollin mbi armën dhe ka qëlluar viktimën i cili më pas është shtrirë për tokë.

Gjithashtu sipas kërkesës i dyshuari në fillim ishte larguar nga vendi i ngjarjes e më pas ishte dorëzuar në polici.

Sipas Prokurorisë 17 vjeçari veprën dyshohet se e ka kryer për shkak të hakmarrjes, ndërsa i njëjti më parë ka kryer edhe vepra të tjera penale dhe ka qëndruar një vit në mbajtje të masës edukativo institucionale në qendrën edukuese korrektuese në Lipjan.

Prokuroria ka vlerësuar se nëse i dyshuari qëndron i lirë mund të arratiset.

 

https://kallxo.com/fotografi-nga-vendi-ku-u-vra-i-riu-ne-ferizaj/

https://kallxo.com/vrasja-ne-ferizaj-arrestohet-i-dyshuari/