Parashikimi i motit - Foto: KALLXO.com

Vranët në ditët e para të Janarit

Meteorologët për sot parashohin mot me vranësira të pjesshme e me temperatura që do të lëvizin në mes minus 2 e 5 gradë Celsius.

Mot me më pak vranësira e me më shumë orë me diell, pritet të mbajë edhe nesër, ditën e fundit të vitit 2017.

Temperaturat do të sillën në mes minus 1 e 8 gradë Celsius.

Meteorologët thonë se në orët e mbrëmjes, në qiell do të ketë fare pak re.

Dita e parë e vitit 2018 do të jetë një ditë me mot kryesisht të kthjellët dhe me temperatura që do të lëvizin në mes 2 e 10 gradë Celsius.

Gjykuar sipas ecurive sinoptike, ditët e para të janarit do të karakterizohen me vranësira të pjesshme të cilat hove-hove mund të sjellin edhe reshje lokale shiu, kurse në viset malore edhe reshje bore.