Policia e Shtetit- Tirane- Foto: Policia e Shtetit/Facebook

Vozitje nën efektin e alkoolit, pezullohen 21 patentë-shoferë

Policia Rrugore e Tiranës ka vazhduar kontrollet me drager për të parandaluar aksidentet e trafikut.

Gjatë natës, policia ka ndaluar disa shoferë që drejtonin automjetet nën ndikimin e alkoolit apo edhe në gjendje të dehur.

Ne Selite është arrestuar drejtuesi i mjetit shtetasi D.A., 25 vjeç, pasi drejtonte mjetin ne gjendje te dehur ku testi i parë i doli 0.72 mg/l dhe testi i dytë 0.74 mg/l.

21 patenta te pezulluara per drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.