Tiranë, arrestohen dy shtetas kosovarë për trafikim me armë (VIDEO)

Policia e Shtetit ka njoftuar se dy persona nga Kosova dyshohet se kanë transportuar një armë zjarri, nga Kosova, me qëllim shitjen e saj te persona të tjerë në Tiranë.

Sipas policisë shqiptare, sekuestrohen një armë zjarri pistoletë, krëhri me municionin luftarak, një silenciator, një automjet dhe një aparat celular.

Në rrugën “Dritan Hoxha”, u kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasit: R. F., 19 vjeç, banues në Vushtri dhe A. A., 19 vjeç, banues në Mitrovicë.

“Gjatë kontrollit të automjetit me të cilin qarkullonin këta shtetas, shërbimet e Policisë gjetën të fshehur një armë zjarri pistoletë, me krëhër e municion luftarak, dhe një silenciator, që ishin sjellë në Shqipëri për tu shitur tek persona të tjerë. Arma e zjarrit, krëhri, municioni luftarak, silenciatori, automjeti dhe një aparat celular, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale” – thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit më 03.03.2024