Vjosa Osmani (LDK) në #DebatPernime. Foto: Atdhe Mulla

Vjosa Osmani: Hashim Thaçi po Bën Fushatë për PDK-në

Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka denoncuar përfshirjen e Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi në aktivitete parazgjedhore në favor të PDK-së nëpër komunat e Kosovës.

Në seancën e sotme të Kuvendit, Osmani tha se Presidenti në disa raste ka qenë i përfshirë në fushatë me kandidatët e PDK-së në Klinë, Vushtrri, Prizren e Drenas.

Madje sot, sipas Osmanit, Thaçi ka pritur në zyrën e tij kandidaten e PDK-së për kryetare të Mitrovicës, Valdete Idrizi.

“Institucioni i Presidentit po tregohet diskriminues ndaj qytetarëve të Kosovës. Presidenti nuk po e luan rolin e vet si simbol i unitetit të qytetarëve të Kosovës. Ai mblidhte vota për mocionin kundër qeverisë së Kosovës”, tha osmani.

“Ai mori pjesë drejtpërdrejt në fushatë në Prizren, Vushtrri, Klinë, Drenas madje edhe sot duke pritur në zyrën e tij kandidaten e PDK për Mitrovicë. Ai keqpërdori rolin e vet duke premtuar gjëra të cilat as sa ka qenë kryeministër as tash si President nuk do t’i respektojë”, shtoi Osmani.

http://kallxo.com/valdete-idrizi-demanton-vjosa-osmanin/