Presidentja e Kosoves, Vjosa Osmani Foto: Denis Sllovinja /KALLXO.com
Osmani merr pjesë në Samitin e Kopenhagës për Demokraci
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Mbretërinë e Danimarkës pasi do të marrë pjesë në Samitin e Kopenhagës për Demokraci, ka njoftuar Zyra e Presidentes.
Në Samit, presidentja Osmani thuhet se do të ketë fjalim kryesor dhe diskutim mbi përpjekjet e Kosovës për mbrojtjen dhe forcimin e demokracisë, “si dhe për rëndësinë e integrimit të vendit tonë dhe të vendeve tjera aspiruese në institucionet euroatlantike në dritë të zhvillimeve gjeopolitike.”
“Përgjatë vizitës në Mbretërinë e Danimarkës, Presidentja Osmani do të zhvillojë takime me liderë shtetërorë”- thuhet në njoftim.
Po ashtu, më tej theksohet se Osmani do ta takojë edhe mërgatën shqiptare në këtë shtet.
Javën e kaluar presidentja qëndroi për vizitë zyrtare në Teksas të SHBA-s