Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen më 15.05.2024. Foto: Vjosa Osmani, Facebook
Osmani takon kryeministren daneze, shpreh mirënjohje për mbështetjen e Danimarkës për Kosovën
15.5.2024 - 15:26
Gjatë qëndrimit në Danimarkë, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar kryeministren daneze, Mette Frederiksen.
E para e Kosovës ka shprehur “mirënjohjen e thellë për mbështetjen e fuqishme të Danimarkës” për integrimin euro-atlantik të Kosovës, në veçanti për anëtarësimin në Këshillin e Evropës.
Ajo ka falënderuar edhe për kontributin e mbi 13 mijë ushtarëve danezë për paqen dhe sigurinë në Kosovë që nga viti 1999.
“Përgjatë çdo etape të shtetndërtimit, mbështetja e Danimarkës për Kosovën ka qenë e palëkundur!” – ka shkruar kryetarja e shtetit, më 15.05.2024.
Presidentja ka udhëtuar për në Danimarkë për të marrë pjesë në në Samitin e Kopenhagës për Demokraci, më 14.05.2024.