VIDEO: Sheshi në Klinë shndërrohet në 'liqe'

Sheshi “Mujë Krasniqi” në qendër të qytetit të Klinës, i cili është rregulluar vitin e kaluar, sot po i ngjan një liqeni.

Një qytetar ka dërguar në adresë të KALLXO.com pamje në të cilat shihet se si sheshi, sipas tij, i ndërtuar vitin e kaluar, është mbuluar nga uji.

Kjo gjendje, sipas qytetarit është pas një shiu të vogël.

Sheshi, sipas qytetarit, për shkak të sasisë së madhe të ujit është bërë i pakalueshëm për këmbësorët.