Foto: Kallxo.com

VIDEO: Pamje nga gjetja e trupit të policit në Lepenc

KALLXO.com ka xhiruar momentin kur ekipet e kërkimit kanë gjetur trupin e pajetë të njërit polic të zhdukur që nga e shtuna mbrëma në lumin Lepenc.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi, konfirmoi se trupi i pajetë i gjetur në Lepenc, i përket njërit nga policët që po kërkoheshin që nga e shtuna.

Menjëherë pas konfirmimit të gjetjes së trupit të pajetë, ekipet e mjekësisë ligjore janë nisur nga Prishtina në vendin e ngjarjes.

Dy policët, Malsor Dashi e Armend Trena, mesnatën e së shtunës janë përfshirë në një aksident në magjistralen Kaçanik-Han i Elezit.