Foto: KALLXO.com

Vazhdojnë kërkimet në Lepenc për trupin e policit

Njësitet e shpëtim-kërkimit të Forcave të Sigurisë së Kosovës, Policisë si dhe shumë qytetarë të tjerë edhe sot po kërkojnë për gjetjen e trupit të policit, Armend Trena një jave nga zhdukja pas aksidentit dhe rënies në rrjedhën e lumit Lepenc.

Njëri nga policët e aksidentuar Malsor Dashi është varrosur dje.

Gjatë kërkimit të djeshëm u gjetën organe për të cilat mjekësia ligjore konstatoi se ishin shtazore.

Dy policët ranë në Lumin Lepenc nga Magjistralja Kaçanik- Hani i Elezit të shtunën e kaluar.