Foto: MFSK

Qeveria ndan mjete për familjet e policëve të mbytur në Lepenc

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme u ndau nga 10 mijë euro familjeve të Malsor Dashit e Armend Trenës.

Propozimin për ndarjen e këtyre mjeteve e dha Kryeministri Ramush Haradinaj.

“Propozoj që të ndahen nga 10 mijë euro për secilën familje të zyrtarëve policiorë që kanë rënë pas aksidentit në Magjistralen Kaçanik – Hani i Elezit”, tha Haradinaj.

Propozimi i tij u miratua pastaj nga ministrat.

Policët Malsor Dashi e Armend Trena ranë në lumin Lepenc me makinën zyrtare të policisë më 28 prill.

Nga ajo ditë nisi kërkimi i tyre, ndërsa Malsor Dashi u gjet dhe u varros më 4 maj.

http://kallxo.com/varroset-polici-malsor-dashi-foto/

Dje në Lumin Lepenc u gjet edhe polici Armend Trena, varrimi i të cilit është paraparë të ndodhë sot.

Komuna e Kaçanikut ditën e sotme e ka shpallur ditë zie në nderim të dy policëve.