Vështirësohen kërkimet për policin e dytë në Lepenc

Operacioni për kërkimin e policit të zhdukur mbrëmjen e 28 prillit, Armend Trena, po vështirësohet së fundmi si pasojë e reshjeve të vazhdueshme të shiut, të cilat kanë rritur nivelin e ujit në lumin Lepenc.

Kërkimet për Armend Trenën kanë vazhduar edhe gjatë ditës së sotme.

Në këtë operacion për gjetjen e trupit të tij janë angazhuar Policia e Kosovës, FSK-ja, ekipe zhytësish dhe qytetarë të shumtë.

Policët Armend Trena e Malsor Dashi u zhdukën në mbrëmjen e 28 prillit pasi me veturën e tyre zyrtare ranë në ujërat e rrëmbyeshëm të Lepencit.

Pak ditë më vonë, trupi i pajetë i Malsor Dashit u gjet rreth 5 kilometra larg vendit të aksidentit.

Pas autopsisë, Malsor Dashi është varrosur me nderime në vendlindjen e tij. /RTK