Kërkimet e dy policëve në 20 fotografi
Kërkimet e dy pjesëtarëve të Policisë së Kosovës të rënë në lumin Lepenc përmes fotografive
Të shtunën e 28 prillit, Policia e Kosovës mori informatën se rreth orës 20:45 në Magjistralen Kaçanik- Hani i Elezit ka ndodhur një aksident.
Dy policët, Malësor Dashi e Armend Trena deri sa ishin duke u kthyer nga një detyrë për të cilën ishin caktuar, kanë rënë me veturë në lumin Lepenc.
Trupi i Malësor Dashit u gjet pesë ditë më vone në ujërat e Lepencit më saktësisht 5.5 kilometra nga vendi ku kishte ndodhur aksidenti.
Trupi i Armend Trenes po kërkohet ende në njësitë e kërkim shpëtimit, Policisë së Kosovës, e shumë vullnetarëve të tjerë të cilët shprehën vullnetin të ndihmojnë në kërkimin e policve të cilët pas aksidentit ranë në Lepenc.
KALLXO.com vazhdimisht ka raportuar për kërkimet që janë bërë për Malësor Dashin dhe Armend Trenes.
KALLXO.com u sjell përmes fotografive, kërkimet që nga dita e parë e aksidentit e deri më sot.